Politike

"Shqipëria të kontribuojë në anëtarësimin e Kosovës në NATO"/ Bardhi takim në SHBA

Bardhi shprehet se ka folur në takim për sigurinë në rajon dhe për kontributin e Shqipërisë në anëtarësimin e Kosovës në NATO. 

1 Shkurt 2024, 18:42 Nga h.k
"Shqipëria të kontribuojë në anëtarësimin e
Foto ilustruese

SHBA-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në një vizitë zyrtare në SHBA, ka postuar pasditen e sotme një takim në Kongresin Amerikan në “Forumin Ndërkombëtar për Siguri”. Bardhi shprehet se ka folur në takim për sigurinë në rajon dhe për kontributin e Shqipërisë në anëtarësimin e Kosovës në NATO. 

STATUSI I GAZMENT BARDHIT: 

"ëashington DC Në Kongresin Amerikan mora pjesë në “Forumin Ndërkombëtar për Siguri”, ku diskutimi u përqëndrua tek ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siguria është parakusht për çdo zhvillim politik, ekonomik dhe institucional. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në sigurinë e Rajonit, më së pari duke dhënë shembullin e një vendi me demokraci funksionale dhe ekonomi të zhvilluar; si dhe të kontribuojë e lobojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Gjatë forumit pata kënaqësinë të takohem edhe me Asistent Sekretaren e Shtetit për Çështjet Legjislative znj. Naz Durakõglu, si dhe Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE znj. Pia Kauma."

gazment bardhi

Sondazh

Poll