Politike

Ish-kandidati për Kryetar Bashkie i Kuçovës bëhet pjese e Kryesisë së Partisë së Lirisë

Gjatë takimit të mbajtur ditën e sotme me Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, në fjalën e tij Ilir Meta ka bërë të ditur se pjesë e Kryesisë do të jetë edhe Lefter Maliqi.

1 Shkurt 2024, 18:43 Nga S.N
Ish-kandidati për Kryetar Bashkie i Kuçovës bëhet pjese e
Lefter Maliqi

TIRANË- Ish-kandidati për Kryetar Bashkie në Kuçovë, i dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi, bëhet pjesë i Kryesisë së Partisë së Lirisë. Gjatë takimit të mbajtur ditën e sotme me Komitetin Drejtues të Partisë së Lirisë, në fjalën e tij Ilir Meta ka bërë të ditur se pjesë e Kryesisë do të jetë edhe Lefter Maliqi.

“Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribunë i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në kryesinë e Partisë së Lirisë, pasi ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës. Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”, tha Meta.

lefter maliqi partia e lirise

Sondazh

Poll