Politike

"Mes tyre dhe Presidenti Begaj"/ Artur Meçollari nxjerr emrat: Këta janë persona e vënë nën hetim nga SPAK për pronat e Forcës Detare

Në postimin e Meçollarit theksohet se ata janë pyetur dhe vënë nën hetim për pronat e Forcës Detare: Baza Detare Sarandë, Baza Detare Shëgjin, tjetërsimi i 133 ha dhe Prona nr, 219 në Porto Romano.

1 Shkurt 2024, 16:40 Nga I.A
"Mes tyre dhe Presidenti Begaj"/ Artur Meçollari nxjerr emrat:
Personat e marre ne pyetje

TIRANË- Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka bërë publike ditën e sotme të gjithë drejtuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të cilët janë paraqitur në SPAK për tu marrë në pyetje. Në postimin e Meçollarit theksohet se ata janë pyetur dhe vënë nën hetim për pronat e Forcës Detare: Baza Detare Sarandë, Baza Detare Shëgjin, tjetërsimi i 133 ha dhe Prona nr, 219 në Porto Romano. Ndërkohë që theksohet se ndër personat e pyetur është dhe Presidenti Bajram Begaj si dhe ish-Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Postimi i Plotë:

Ushtria e SPAK-ut Tetë drejtues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, nga të cilët shtatë gjeneralë dhe ish gjeneralë, janë paraqitur për tu pyetur nga SPAK 13 herë. Janë pyetur dhe janë nën hetim vetëm për pronat e Forcës Detare: Baza Detare Sarandë, Baza Detare Shëgjin, tjetërsimi i 133 ha dhe Prona nr, 219 në Porto Romano. Nga 30 celularë të bllokuar dy ju përkasin dy nga gjeneralëve e pyetur dhe nën hetim. Plotë 70 ha të Forcës Detare aktualisht janë nën sekuestro preventive.

artur meçollari bajram begaj olta xhaçka

Sondazh

Poll