Politike

Buxheti i Bashkisë së Tiranës/ Alimehmeti: Janë ulur shpenzimet për arsimin dhe shërbimet publike, vetëm xhepat e pak njerëzve kanë pësuar rritje!

Alimehmeti u shpreh se çdo shërbim që i shërben qytetarit ka pasur rënie në buxhetin 20024 dhe çdo shërbim që i shërben xhepave të pak njerëzve kanë pësuar rritje.

1 Shkurt 2024, 13:37 Nga N.F
Buxheti i Bashkisë së Tiranës/ Alimehmeti: Janë ulur
Alimehmeti

TIRANË- Kryetar i Këshilltarëve Demokratë, Ilir Alimehmeti ka mbajtur ditwn e sotme njw konferencw me grupin e këshilltarëve të opozitës ku ka zbuluar fokusin e buxhetit tw Bashkisë së Tiranës për këtë vit. Alimehmeti u shpreh se çdo shërbim që i shërben qytetarit ka pasur rënie në buxhetin 20024 dhe çdo shërbim që i shërben xhepave të pak njerëzve kanë pësuar rritje.

“Të vetmet shpenzime që janë rritur janë rritur shpenzimet për administratën, për Policinë bashkiake që nuk ka asgjë të keqe të rriten se ata po zbatojnë ligjet, por ligjet janë të vendosura jo saktë, jo në favor të qytetarëve si dhe janë rritur për inceneratorët. Këta janë tri zërat e vetëm për të cilët janë rritur shpenzimet në 2024-ën nga bashkia e Tiranës. Po për çfarë janë ulur shpenzimet në Tiranë?!

Janë ulur për arsimin bazë, për fëmijët tanë. Janë ulur për të rinjtë. Janë ulur për sportin dhe argëtimin. Janë ulur për trashëgiminë kulturore. Janë ulur për shërbimet publike. Janë ulur për mbrojtjen nga zjarri dhe janë ulur për mbrojtjen nga përmbytjet dhe një sërë shërbimesh të tjera që i shërbejnë pikërisht qytetarit. Çdo shërbim që i shërben qytetarit ka pasur rënie në buxhetin 20024 dhe çdo shërbim që i shërben xhepave të pak njerëzve kanë pësuar rritje, duke nisur nga inceneratori i pari, ku nuk ka asnjë tullë të vetme të vendosur,”  tha ai.

ilir alimehmeti bashkia e tiranes buxheti

Sondazh

Poll