Politike

Seanca për Belerin/ Dëshmon specialistja në Drejtorinë e Burgjeve: Vetëm kur e kërkon prokuroria, dëshmia e penalitetit del 'i dënuar'

Sipas saj, “kur vijnë kërkesa individuale dhe personi e bën kërkesën vetë, për shkak të rehabilitimit e japim: i padënuar. Kur e kërkojnë institucionet edhe pse kanë akses, ne u japim të gjitha të dhënat e regjistrit të gjendjes gjyqësore, pra që është i dënuar”.

1 Shkurt 2024, 13:41 Nga r.ll
Seanca për Belerin/ Dëshmon specialistja në Drejtorinë e
fredi beleri

TIRANË- Është mbajtur ditën e sotme seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.  Anila Paci, specialiste në regjistrin e gjendjes civile në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve ishte dëshmitare e radhës në procesin në Gjykatën e Posaçme. Paci, e thirrur nga mbrojtja në proces, u pyet se përse pas arrestimit Fredi Beleri ka rezultuar si person "i dënuar", ndërsa në certifikatat e gjendjes gjyqësore të marra më herët ose më vonë rezulton "i padënuar".

Sipas saj, “kur vijnë kërkesa individuale dhe personi e bën kërkesën vetë, për shkak të rehabilitimit e japim: i padënuar. Kur e kërkojnë institucionet edhe pse kanë akses, ne u japim të gjitha të dhënat e regjistrit të gjendjes gjyqësore, pra që është i dënuar”.

“Jam pyetur përpara disa muajsh nga Prokuroria e Posaçme për dëshminë e penalitetit të Belerit. Kam dhënë dëshmi përpara agjentëve të BKH. Institucionet shtetërore kanë akses ne regjistrat gjyqësorë, për të parë nëse një shtetas është apo jo i dënuar. Në rast se një person rezulton i dënuar, prokuroria në këtë rast, dërgon kërkesë për historikun e tij. Dokumenti printohet vetëm në rast se një person është i padënuar. Prokuroria nuk ka akses të printojë dënimin. Të dhënat vihen ne dispozicion nga ne. Në rastin Beleri, në regjistrin e gjendjes gjyqësore rezulton i ‘Rehabilituar’. Unë si specialiste, për kërkesat individuale nga E Albania’ e çaktivizoj sistemin kur rezulton ‘I dënuar’ dhe ia jap ‘I padënuar’. Prokuroria e Vlorës ka të drejtën të hyjë në sistem. Prokuroritë shohin vetëm nëse një person është i dënuar apo i padënuar, por nuk kanë akses në te dhëna të tjera. Në këtë rast, KQZ ka bërë akses me shkrim ku kërkoi të dhëna për gjendjen gjyqësore dhe unë i kam dërguar të dhënat qe është i dënuar." , ka thënë ajo

Kujtojmë se Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe u la më pas në masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Vlorës me argumentin se i akuzuari paraqiste rrezikshmëri pasi “siç rezulton edhe nga aktet, ai është i dënuar më parë”.

anila paci fredi beleri

Sondazh

Poll