Politike

SPAK refuzoi kërkesën për të marrë pjesë në seancat plenare, sot seanca për ankimimin e Berishës

Kujtojmë se më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare në cilësinë e deputetit.

1 Shkurt 2024, 09:32 Nga r.ll
SPAK refuzoi kërkesën për të marrë pjesë në
sali berisha

TIRANË- Ditën e sotme pritet të zhvillohet seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryedemokratit Sali Berisha, pasi ky i fundit ankimoi vendimin e SPAK për moslejimin e pjesëmarrjes së tij në seanca plenare.

Avokatët e Berishës janë të pranishëm dhe presin nisjen e seancës. Kujtojmë se më 19 janar, SPAK refuzoi kërkesën e Berishës për të shkuar në seancat plenare në cilësinë e deputetit.

Ish-kryeministri, ndodhet që nga 30 dhjetori i 2023 në ‘arrest shtëpie’ për privatizimin e pronave te ish-Kompleksi “Partizani”.

 

sali berisha

Sondazh

Poll