Politike

Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Duan t'i djegin mandatin, kemi kërkuar 4 herë përjashtimin e gjyqtares

Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 8 shkurt në orën 14:30.

1 Shkurt 2024, 10:35 Nga r.ll
Shtyhet seanca për Berishën, avokati: Duan t'i djegin mandatin,
sali berisha, genc gjokutaj

TIRANË- GJKKO ka shtyrë seancën ku do të shqyrtohet ankimin i kreut të PD-së, Sali Berishës, pasi SPAK refuzoi kërkesën e tij për të marrë pjesë në seancat plenare. 

Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 8 shkurt në orën 14:30. Pas daljes nga ambientet e gjykatë, avokati Genc Gjokutaj tha për gazetarët, se vonesa për gjykimin e këtij vendimi ka si qëllim djegien e mandatit të Berishës, 

“Sot është dekriptuar që qëllimi politik po realizohet në mënyrë rigoroze nga kjo gjykatë. Pse? Në kohën e marrjes së masave të sigurimit, masat ishin të pakomunikuara dhe ata i konsideronin të komunikuara. Sot ndodh e e kundërta. Ndërkohë që fletëthirrjen e ka firmosur e bija, gjykata nuk e konsideron këtë si të njoftuar dhe e shtynë seancën. E gjitha shtyrja është për të vonuar gjykimin e kësaj kërkese sepse i vetmi qëllimi i kësaj gjykatë dhe politikës që fshihet pas saj është djegia e mandatit të Berishës. Ajo është shtyrë për në datën 8 shkurt”, tha Gjokutaj.

Avokati tha se qëndrimi që u mbajt sot ishte jo i dyfishtë por me “shtatë standarde”. Ai po ashtu sqaroi se tashmë për herë të katërt kanë paraqitur kërkesën për përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

sali berisha genc gjokutaj gjkko

Sondazh

Poll