Bota

Zelenskyy: Marrëveshja për fondin e ndihmës dëshmon unitetin e fortë të BE-së

Kjo do të thotë se udhëheqësit e BE-së kanë arritur të kapërcejnë kundërshtimet nga Hungaria, e cila vuri veton ndaj paketës në dhjetor.

1 Shkurt 2024, 13:41 Nga E.d
Zelenskyy: Marrëveshja për fondin e ndihmës dëshmon
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Të 27 liderët e BE-së ranë sot dakord për një paketë ndihme prej 50 miliardë euro për Ukrainën. Pas këtij vendimi ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. 

"Është shumë e rëndësishme që vendimi është marrë nga 27 liderët, gjë që dëshmon edhe një herë unitetin e fortë të BE-së," tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Twitter.

Kjo ndihmë "do të forcojë stabilitetin ekonomik dhe financiar në afat të gjatë, e cila nuk është më pak e rëndësishme se ndihma ushtarake për Kievin kundër pushtimit rus”, shtoi ai.

Vendimi për fondin shtesë të ndihmës erdhi pas një ore në një samit të posaçëm të liderëve të BE-së. Kjo do të thotë se udhëheqësit e BE-së kanë arritur të kapërcejnë kundërshtimet nga Hungaria, e cila vuri veton ndaj paketës në dhjetor.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll