Bota

Hiqet një tjetër billbord me flamurin e Serbisë në një kodër të Zveçanit

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

1 Shkurt 2024, 13:31 Nga M.B
Hiqet një tjetër billbord me flamurin e Serbisë në një
Zveçan

KOSOVA- Policia e Kosovës njofton se sot ka hequr edhe një billborder që ishte në një kodër të Komunës së Zveçanit. Lajmin e ka konfirmuar zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, raporton Telegraf.

“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, ka thënë Elshani.

Disa ditë më parë ministri i ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës duhet të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

kosova zvecan

Sondazh

Poll