Bota

Taylor Swift mund të jetë 'karta sekrete' e Biden-it në zgjedhje?

Rreth 18% e votuesve amerikanë, duke përfshirë afërsisht 3 nga 10 votues të rinj, thanë se do të kishin më shumë gjasa të votonin për kandidatin që Swift mbështet.

1 Shkurt 2024, 14:04 Nga M.B
Taylor Swift mund të jetë 'karta sekrete' e Biden-it në
Taylor Swift dhe Joe Biden

SHBA- Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ka shumë arsye për të besuar se popullariteti i këngëtares Taylor Swift mund të përkthehet në pushtet politik. Rreth 18% e votuesve amerikanë, duke përfshirë afërsisht 3 nga 10 votues të rinj, thanë se do të kishin më shumë gjasa të votonin për kandidatin që Swift mbështet, raporton Bloomberg. Sipas sondazhit, nëse zgjedhjet në SHBA do të mbaheshin sot, rreth 48% e amerikanëve do të votonin për Donald Trump, ndërsa mbështetja për Joe Biden është pak më e ulët, rreth 42%. Votuesit e rinjë amerikanë besojnë se Biden është shumë i vjetër, ata janë të mërzitur për luftën e Izraelit në Gaza dhe të frustruar me lehtësimin e borxhit të studentëve, por sipas Bloomberg, Swift mund ta ndihmojë Biden-in. Sipas medias në fjalë, dihet mospëlqimi i Taylor Swift për ish-presidentin Donald Trump, të cilin ajo e akuzoi se ngjalli zjarrin e supremacisë së bardhë dhe racizmit.

Taylor ka dominuar jetën amerikane gjatë vitit të kaluar, nga turneu i saj i koncerteve rekord, që disa besojnë se ndihmoi SHBA-në të shmangte një recesion, deri te paraqitjet e saj në ndeshjet e Ligës Kombëtare të Futbollit në mbështetje të të dashurit Travis Kelce, i cili luan për Kansas. Fuqia e saj për t’i bërë njerëzit të votojnë është gjithashtu e dukshme. Në shtator, ajo ftoi fansat e saj në Instagram të regjistroheshin dhe Vote.org raportoi rreth 35,000 regjistrime të mëvonshme.

taylor swift joe biden shba

Sondazh

Poll