Bota

Gjykata Botërore hedh poshtë pjesën më të madhe të padisë së Ukrainës kundër Rusisë

Në të njëjtin vendim, gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë gjetën se Rusia kishte shkelur një traktat kundër diskriminimit duke dështuar në mbështetjen e arsimit në gjuhën ukrainase në Krime pas aneksimit të gadishullit në vitin 2014.

31 Janar 2024, 22:49 Nga M.B
Gjykata Botërore hedh poshtë pjesën më të madhe të
Drejtoresha e Përgjithshme e Ministrisë së Jashtme të Ukrainës për të Drejtën Ndërkombëtare, Oksana Zolotaryova dhe ambasadori i gjerë Anton Korynevych marrin pjesë në një konferencë për shtyp pas një seance dëgjimore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ) mbi Ukrainën që akuzon Rusinë për shkelje të një traktati anti-terrorizëm me financim...

HAGË- Gjykatata e lartë e OKB-së zbuloi të mërkurën se Rusia shkeli elementet e një traktati të OKB-së kundër terrorizmit, por refuzuan të vendosin mbi akuzat e paraqitura nga Kievi se Moska ishte përgjegjëse për rrëzimin e 'Malaysia Airlines'. Në të njëjtin vendim, gjyqtarët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë gjetën se Rusia kishte shkelur një traktat kundër diskriminimit duke dështuar në mbështetjen e arsimit në gjuhën ukrainase në Krime pas aneksimit të gadishullit në vitin 2014, raporton Reuters.

Gjykata hodhi poshtë kërkesat e Ukrainës për të urdhëruar dëmshpërblime për shkeljet dhe urdhëroi vetëm Rusinë që të respektonte traktatet. Përfaqësuesi i Ukrainës Anton Korynevych theksoi se gjykimi ishte i rëndësishëm për Kievin, sepse vërtetoi se Rusia shkelte ligjin ndërkombëtar.

"Kjo është hera e parë që zyrtarisht, ligjërisht Rusia quhet shkelëse e ligjit ndërkombëtar," u tha ai gazetarëve pas vendimit.

Ukraina e kishte ngritur padinë në GJND, e njohur gjithashtu si Gjykata Botërore, në vitin 2017, duke akuzuar Rusinë për shkelje të një traktati anti-terrorist duke financuar separatistët pro-rusë në Ukrainë.

ukraina rusia

Sondazh

Poll