Sveçla njofton për bastisjen e një OJQ-je brenda stacionit policor në Prishtinë
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të m&e...
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, informoi ligjvënësit se hakerët e qeverisë kineze po sulmojnë në mënyrë aktive rrjetin energjetik të Amerikës, stacionet e përpunimit të ujërave të zeza, tubacionet e gazit dhe sistemet e transportit.
UASHINGTON – Përpjekjet e Kinës për të sulmuar infrastrukturën jetike amerikane përbëjnë një rrezik urgjent që duhet trajtuar menjëherë, thuhet në një paralajmërim të ri të njërit prej zyrtarëve më të lartë të agjencive amerikane të zbatimit të ligjit. Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, informoi ligjvënësit se hakerët e qeverisë kineze po sulmojnë në mënyrë aktive rrjetin energjetik të Amerikës, stacionet e përpunimit të ujërave të zeza, tubacionet e gazit dhe sistemet e transportit.
“Rreziku që përbën për çdo amerikan, kërkon vëmendjen tonë, tani”, thuhet në një dëshmi të parapërgatitur të zotit Wray, të qarkulluar përpara seancës dëgjimore të së mërkurës në Kongres në lidhje me konkurrencën me Kinën.
“Hakerët e Kinës po pozicionohen ndaj infrastrukturës amerikane në përgatitje për të shkaktuar kaos dhe dëm real ndaj shtetasve dhe komuniteteve amerikane, kur dhe nëse Kina do të vendosë se ka ardhur koha për të goditur”, tha zoti Wray.
Drejtori i FBI-së gjithashtu thotë se Pekini po bën fushata kibernetike për të kufizuar liritë në Shtetet e Bashkuara, “duke u shtrirë brenda kufijve tanë, në mbarë Amerikën, për të heshtur, për të shtrënguar dhe për të kërcënuar shtetasit tanë dhe banorët”.
Ambasada kineze nuk iu përgjigj kërkesës për koment. Paralajmërimi i së mërkurës për përpjekjet kibernetike të Kinës ndaj infrastrukturës jetike amerikane nuk është i pari paralajmërim i bërë nga zyrtarët më të lartë amerikanë. Më herët këtë muaj, FBI-ja, së bashku me Agjencinë e Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës (CISA), si dhe me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), paralajmëruan se sulmet kibernetike përfaqësojnë një “rrezik real dhe urgjent ndaj sigurisë së ujit të pijshëm”. CISA gjithashtu ka paralajmëruar për rreziqet nga dronët e prodhuar në Kinë, duke paralajmëruar se mund të marrin të dhëna sekrete që mund të rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e amerikanëve. Në shtator, komandanti i Komandës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara tha se mendon që Kina do të përdorë inteligjencën artificiale për të ndikuar tek zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
“Rusia, Kina dhe të tjerë do të përpiqen ta përdorin këtë teknologji”, i tha audiencës në Uashington, Gjenerali Paul Nakasone.
Drejtorja e CISA-s, Jen Easterly, gjithashtu paralajmëroi në qershor se në rast të një konflikti me Kinën, Pekini “do të përdorë pothuajse me siguri operacione agresive kibernetike kundër infrastrukturës sonë, përfshirë gazsjellësit dhe hekurudhat, për të ngadalësuar dislokimin e ushtrisë dhe për të ngjallur panik në shoqëri”./ VOA
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla. KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi të m&e...
Donika Gërvalla dhe Boris Pistorious KOSOVA- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Ko...
Hossein Salami IRAN- Shefi i Gardës Revolucionare të Teheranit, Hossein Salami paralajmëroi se Irani do t'i përgjigjet çdo...
koleksionisti Georgiev MAQEDONI- Vanco Georgiev nuk është njeriu i parë që kujdeset për papagajtë, por ai ka një ng...
Sekretari Britanik i Shtetit për Irlandën e Veriut Chris Heaton-Harris jep një deklaratë për anëtarët e medias pranë D...
Mark Zuckerberg SHBA- Mark Zuckerberg Drejtor i Përgjithshëm i Meta, platformave më të mëdha sociale, ka kërkuar falje familj...
Kancelari gjerman Olaf Scholz BERLIN- Kancelari gjerman, Olaf Scholz u kujtoi gjermanëve të kaluarën e tyre naziste të mërkurë...
Foto ilustruese MOSKA-Rusia dhe Ukraina përfunduan me sukses një shkëmbim të burgosurish, i pari që nga rrëzimi javën e...
Pita Limjaroenrat TAJLANDË- Partia pro-demokratike tajlandeze Move Forward e cila fitoi më shumë vota në zgjedhjet e vitit të...
Foto ilustruese SHBA- Anëtarë të Kongresit dhe zyrtarë të lartë amerikanë, si edhe anëtarë parlamentesh të...