Bota

Njihuni me 67 vjeçarin maqedonas i cili jeton me 600 papagaj

Fillimisht, papagajtë u përkisnin nipërve të Georgiev, por kur ata u shpërngulën nga qyteti, ai vendosi t’i merrte zogjtë dhe të kujdesej për ta.

31 Janar 2024, 20:20 Nga S.B
Njihuni me 67 vjeçarin maqedonas i cili jeton me 600 papagaj
koleksionisti Georgiev

MAQEDONI- Vanco Georgiev nuk është njeriu i parë që kujdeset për papagajtë, por ai ka një nga koleksionet më të jashtëzakonshme të tyre. 67-vjeçari nga Strumica e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka mbi 600 papagaj. Ai thotë se njeh secilin nga miqtë e tij me pendë dhe gjithashtu ndan katin e fundit të shtëpisë së tij me ta.

“Unë gjithmonë e di se cili do të çelë dhe kur”, tha Georgiev. Të kesh të vegjlit dhe të jesh në gjendje të kujdesesh për ta është një gëzim i papërshkrueshëm”.

Fillimisht, papagajtë u përkisnin nipërve të Georgiev, por kur ata u shpërngulën nga qyteti, ai vendosi t’i merrte zogjtë dhe të kujdesej për ta.

“Këta papagaj ua kam marrë nipave të mi dhe meqenëse ata ishin aq të dashur për ta, vendosa t'i mbaj. Nipat e mi u larguan dhe unë mbeta me papagajtë.” tha ai

Georgiev shpenzon të paktën tre orë në ditë duke u kujdesur për zogjtë.

“Kjo është një kënaqësi e vërtetë, më bën të ndihem shumë mirë. Shpesh mezi pres të zgjohem dhe t'i shoh se si janë.” tha Georgiev

Që atëherë, për më shumë se 20 vite, ai ka kaluar të paktën dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite duke i ushqyer dhe pastruar. Koleksioni përfshin papagaj të racës Budgerigar dhe Cockatiel.

papagaj papagall maqedonasi koleksionist

Sondazh

Poll