Bota

Gërvalla takon ministrin gjerman të Mbrojtjes: Fokus, siguria në rajon

Gërvalla tha se ministrin Pistorius diskutoi rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë.

31 Janar 2024, 20:22 Nga M.B
Gërvalla takon ministrin gjerman të Mbrojtjes: Fokus, siguria në
Donika Gërvalla dhe Boris Pistorious

KOSOVA- Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar ministrin Federal të Mbrojtjes Së Gjermanisë, Boris Pistorious, në prag të vizitës së tij në Republikën e Kosovës. Gërvalla tha se ministrin Pistorius diskutoi rreth situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon, veprimeve të vazhdueshme kërcënuese të Serbisë dhe nevojën e ndërmarrjes së hapave të shpejtë dhe të vendosur për ruajtjen e paqes së brishtë.

Gërvalla, përmes një postimi në platformën X, tha se e ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, në veçanti për mbështetjen e madhe i ka dhënë FSK-së në ngritjen e kapaciteteve si dhe kontributin e dhënë prej vitesh në kuadër të KFOR-it.

kosova gjermania

Sondazh

Poll