Bota

Irani paralajmëron SHBA-në: I dëgjojmë kërcënimet tuaja, nuk do të mbeteni pa përgjigje

Nga ana e tij, Uashingtoni po përgatitet për përgjigjen e tij ndaj vrasjes së ushtarakëve amerikanë nga militantët e supozuar të lidhur me Teheranin. 

31 Janar 2024, 19:45 Nga E.d
Irani paralajmëron SHBA-në: I dëgjojmë kërcënimet
Hossein Salami

IRAN- Shefi i Gardës Revolucionare të Teheranit, Hossein Salami paralajmëroi se Irani do t'i përgjigjet çdo kërcënimi nga Shtetet e Bashkuara. Nga ana e tij, Uashingtoni po përgatitet për përgjigjen e tij ndaj vrasjes së ushtarakëve amerikanë nga militantët e supozuar të lidhur me Teheranin. 

"Ne dëgjojmë kërcënime që vijnë nga zyrtarët amerikanë, ne u themi atyre se ata tashmë na kanë testuar dhe ne tani e njohim njëri-tjetrin, asnjë kërcënim nuk do të mbetet pa përgjigje," tha Salami i Iranit.

Lidhur me rastin, fuqitë botërore thonëse shpresojnë të parandalohet një konflikt më i gjerë, por tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, raporton Reuters.

 

 

 

 

hossein salami

Sondazh

Poll