Bota

Të uritur dhe me sy të përlotur, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë robërit e luftës

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se secila palë kishte kthyer 195 ushtarë dhe informon se trupat e saj janë dërguar në Moskë për të marrë trajtim mjekësor dhe psikologjik. Agjencia shtetërore e lajmeve RIA bëri me dije se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë luajtur një rol në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

31 Janar 2024, 19:44 Nga h.k
Të uritur dhe me sy të përlotur, Rusia dhe Ukraina
Foto ilustruese

MOSKA-Rusia dhe Ukraina përfunduan me sukses një shkëmbim të burgosurish, i pari që nga rrëzimi javën e kaluar i një avioni transporti ushtarak rus që Moska thotë se mbante 65 ushtarë ukrainas.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se secila palë kishte kthyer 195 ushtarë dhe informon se trupat e saj janë dërguar në Moskë për të marrë trajtim mjekësor dhe psikologjik.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA bëri me dije se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë luajtur një rol në ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy reagoi në rrjetet sociale ku shkroi se ky ishte një nga shkëmbimet më të mëdha të robërve të luftës deri më tani. Ai dha një numër pak më të lartë për numrin e ukrainasve të kthyer.


Të dy vendet kanë kryer shkëmbime periodike të të burgosurve nëpërmjet ndërmjetësve që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë, pavarësisht mungesës së bisedimeve të paqes mes tyre.

rusia dhe ukraina

Sondazh

Poll