Bota

“Jam thjesht një shpërndarës”, i dha pensionistit 5,000 dollarë dhe u largua, në kërkim të burrit misterioz në Zelandën e Re

Sipas mediave të huaja, 78-vjeçari tha se i është afruar një burrë dhe i ka dorëzuar një zarf me para.

31 Janar 2024, 19:00 Nga M.B
“Jam thjesht një shpërndarës”, i dha pensionistit
Foto ilustruese

ZELANDA E RE- Autoritetet në Zelandën e Re janë në kërkim të një personi 'misterioz', i cili iu afrua një pensionisti dhe i dha 5,000 dollarë dhe u largua. Sipas mediave të huaja, 78-vjeçari tha se i është afruar një burrë dhe i ka dorëzuar një zarf me para. Pasi pensionisti kërkoi një shpjegim, njeriu misterioz u përgjigj:

“Unë jam thjesht një shpërndarës”.

Rasti i çuditshëm thuhet se ka ndodhur më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe policia ende nuk e ka zbuluar identitetin e personit në fjalë. Personi në fjalë ishte i veshur me këpucë të zeza, pantallona të shkurtra dhe kapelë mbrapa, me flokë dhe mjekër të zeza, raportojë mediat e huaja.

zelanda e re para

Sondazh

Poll