Bota

Ministri grek i Mbrojtjes propozon Larisën për selinë e operacionit kundër Houthis në Detin e Kuq

“Mburoja” do të quhet operacioni europian kundër Houthis në Detin e Kuq, siç njoftoi pak kohë më parë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i pranishëm në këshillin informal të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

31 Janar 2024, 14:30 Nga r.ll
Ministri grek i Mbrojtjes propozon Larisën për selinë e
nikos dendias

GREQI- Në deklaratat e tij para takimit jozyrtar të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel, ministri grek i mbrojtjes, Nikos Dendias bëri të ditur se do të propozojë selinë e Larisës si shtab për operacionin europian në Detin e Kuq.

“Ne do të flasim sot, përveç Ukrainës, edhe për Industrinë Evropiane të Mbrojtjes, e cila është me interes të veçantë për Greqinë. Nga njëra anë, për të parë se çfarë mundësish ekzistojnë për forcimin e industrisë greke të mbrojtjes, por edhe për të parë se çfarë përputhshmërie mund të krijohen për Sistemin Grek të Inovacionit të Mbrojtjes që ne po përpiqemi të krijojmë. Gjithashtu do të diskutojmë për Operacionin Europian në Detin e Kuq dhe do të propozoj, do të ofroj që Greqia të marrë komandën e Operacionit, si dhe do të ofroj Shtabin e Larisës si Shtabin e Operacionit. Faleminderit shumë", tha Dendias, sipas mediave greke.

“Mburoja” do të quhet operacioni europian kundër Houthis në Detin e Kuq, siç njoftoi pak kohë më parë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i pranishëm në këshillin informal të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

"Mburojat", pra "mbrojtja e anijeve", shpjegoi zoti Borel. Ai gjithashtu shprehu shpresën se ky operacion mund të fillojë më 17 shkurt. Njëkohësisht ai theksoi se duhet vendosur se cili shtet do të ketë administratën, ku do të jetë selia dhe çfarë do të ofrojnë vendet anëtare. Kujtohet se më herët, sipas burimeve evropiane, u bë e ditur se po diskutohej për një rol të përmirësuar të Greqisë në drejtim të administratës.

nikos dendias

Sondazh

Poll