Bota

Numri i pengjeve që dyshohet se kanë vdekur shkon në 29, policia e Izraelit njofton ndarjen nga jeta të oficerit

Ran Gvili u deklarua i vdekur të martën nga një komitet me përfaqësues nga ministri të shumta, agjencitë e inteligjencës, policia izraelite dhe kryerabini i Izraelit.

31 Janar 2024, 14:10 Nga r.ll
Numri i pengjeve që dyshohet se kanë vdekur shkon në 29, policia
ran gvili

IZRAEL- Policia izraelite ka njoftuar sot vdekjen e një oficeri të vrarë gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit përpara se trupi i tij të dërgohej në Gaza.

Ran Gvili u deklarua i vdekur të martën nga një komitet me përfaqësues nga ministri të shumta, agjencitë e inteligjencës, policia izraelite dhe kryerabini i Izraelit, shkruan CNN

Oficeri llogaritet në mesin e rreth 250 pengjeve të marra gjatë sulmit , nga të cilët më shumë se 100 janë liruar, sipas zyrtarëve izraelitë. Deklarata e çon numrin e pengjeve që mendohet të jenë të vdekur në 29, tha policia në një deklaratë.

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll