Akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Gjykata merr vendimin, Pal Lekaj dënohet me 3 vite e tetë muaj burg
Pal Lekaj TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim. D&...
Për këtë çështje, ajo tha se nuk ka mundur të diskutojë dje me emisarin europian, Miroslav Lajçak.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka tregiuar se po diskutohen një sërë opsionesh në lidhje me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që nga nesër ndalon përdorimin e dinarit serb në vend. Osmani tha se do të ketë një dakordim këto dy ditë dhe do të ketë edhe deklarata publike.
“Unë jam për atë që zbatimi të jetë i plotë, e jo vetëm në letër. Dhe të gjithë e dinë se për të pasur zbatim të plotë na duhet edhe përkrahja e aleatëve tanë, në mënyrë që të kemi qëndrueshmëri. Pra, mund të bëhen edhe njëra, edhe tjetra. Jam i bindur që njëra nuk e përjashton tjetrën. Mund të ruhen edhe Kushtetuta, edhe aleatët tanë”, tha Osmani.
Për këtë çështje, ajo tha se nuk ka mundur të diskutojë dje me emisarin europian, Miroslav Lajçak.
“Tani, sa i përket kësaj çështje, neni 11 i Kushtetutës kërkon që Kosova në qarkullim dhe në përdorim ta ketë vetëm një valutë. Është për keqardhje që kjo nuk është zbatuar deri tash. BQK e ka kryer punën e vet… Sa i përket zbatimit në praktikë, janë duke u diskutuar një sërë opsionesh, të cilat në njërën anë do ta respektonin nenin 11 të Kushtetutës, por në anën tjetër do të lënë një kohë për informimin e qytetarëve dhe bartjen e tyre, të themi, në llogari të reja, e të tjera, në mënyrë që të mund të zbatohet pa asnjë problem dhe me përkrahjen e plotë të shteteve aleate, sepse siç e dini për secilën çështje që ka të bëjë me veriun e Kosovës, me shtrirjen e sovranitetit dhe me sigurinë e shtetit tonë, ne sa herë i kemi aleatët tanë në krah, atëherë tejkalohen këto sfida dhe realizohet mbrojtja e Kushtetutës sonë në tërësi”, tha Osmani para gazetarëve, pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.
“Një shembull i tillë është çështja e targave”, tha Osmani, duke kujtuar se ndërkombëtarët kërkuan të shtyhet vendimi. “Dhe siç po e shihni sot, gati të gjithë qytetarët që jetojnë në veri kanë transferuar targat e tyre në targa të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.
Pal Lekaj TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim. D&...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka mbajtur një takim urgjent me disa ministra të...
Nikolla Sanduloviç SERBI- Avokati serb, Çedomir Stojkoviç dhe kolegu i tij, Michael Polak nga Londra do të paraqe...
foto ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se nuk do të rifillojnë financimin e saj për agjen...
Foto ilustruese RUSI- Gjykata kryesore e Kombeve të Bashkuara më 31 janar do të japë vendimin lidhur me rastin e ngritur nga Ukraina ku...
Foto ilustruese KOSOVË- Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dëmtimin e stemës së Kosovës në fshatin Zhitkov...
Foto ilustruese JORDANI- Një grup militant irakian i lidhur me Iranin, që dyshohet se qëndron prapa sulmit me dron ku u vranë tre ushta...
foto ilustruese BRUKSEL- Porti i Anversës në Belgjikë, i dyti nga madhësia në Europë, është kthyer në nj&...
christopher hill SERBI- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, do ta vizitojë sot Komunën...
Donald Trump SHBA- Bordi elektoral i shtetit të Illinoit vendosi të martën që ta mbajë emrin e zotit Trump në fletëvotim...