Bota

Akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Gjykata merr vendimin, Pal Lekaj dënohet me 3 vite e tetë muaj burg

Dënimi i Lekajt ka ardhur pasi ai akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit.

31 Janar 2024, 11:10 Nga N.F
Akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Gjykata merr
Pal Lekaj

TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj është dënuar me 3 vjet e tetë muaj burgim. Dënimi i Lekajt ka ardhur pasi ai akuzohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare e dëmtim me dashje të buxhetit të shtetit. Lekaj është dënuar edhe me dënim plotësues, që ia ndalon për 3 vjet e gjashtë muaj ushtrimin e funksionit publik në administratë publike.


Bashkë me të janë dënuar edhe ish-sekretari i Ministrisë Nebih Shatri me një vit e tetë muaj, drejtori i Prokurimit Besim Tahiri me një vit e tetë muaj burgim dhe këshilltari Eset Berisha me 3 vjet e tre muaj.

 

pal lekaj denim bur bur keqperdorim i detyres

Sondazh

Poll