Politike

Lidhjet me Rusinë/ Rama-Vuçiçit: E keni shtëpinë me disa dyer, ne kemi vetëm një (VD)

10 Nëntor 2019, 12:51 Nga DOSJA
Lidhjet me Rusinë/ Rama-Vuçiçit: E keni shtëpinë me

Maqedoni e Veriut– Gjatë fjalës së tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Ohër kryeminstri Edi Rama thumboi presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç, për lidhjet e forta me Rusinë.

“Ne nuk kemi firmosur asnjë dokument ne kemi bërë vetëm gjëra të dakordësuara zonja ministre e Financave në Mal të Zi. Ne nuk do të ngremë muret.  Kemi fituar ndonjë gjë nga muret? Kjo çështje nuk zgjidhet duke u fshehur prapa mureve. Ne nuk jemi në pozitën e Presidentit të Serbisë që ka edhe miqtë të tjerë, që e kanë më disa dyer shtëpinë, ne e kemi vetëm një derë shtëpinë, perëndimin”, u shpreh Rama.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mini-shengeni ballkanik edi rama mini-shengeni ballkanik

Sondazh

Poll