Politike

Negociatat/ Rama kundër Macron: Sa t’ju mbushet mendja juve, s’do rrimë mbrapa mureve, Shqipëria ka një derë, perëndim

10 Nëntor 2019, 12:26 Nga DOSJA
Negociatat/ Rama kundër Macron: Sa t’ju mbushet mendja juve,

Maqedoni i Veriut- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar në konferencën pas Samitit të Ohrit se vendet e Ballkanit nuk do të rinë të izoluar brenda mureve sa t’i mbushet mendja Macronit, që të japë PO për negociatat.

“Sa t’ju mbushet atyre mendja do të rrimë ne të ngrejë muret dhe ndërtojmë tunele për të komunikuar? Ky është një process normal që i vetmi ndryshim është që nuk na ka mbledhur Johannes Hahn. Ata nuk po merren vesh, akoma nuk kanë bërë qeverinë atje. Ne nuk kemi firmosur asnjë dokument ne kemi bërë vetëm gjëra të dakordësuara zonja ministre e Financave në Mal të Zi. Ne nuk do të ngremë muret.  Kemi fituar ndonjë gjë nga muret? Kjo çështje nuk zgjidhet duke u fshehur prapa mureve. Ne nuk jemi në pozitën e Presidentit të Serbisë që ka edhe miqtë të tjetrë, që e kanë më disa dyer shtëpinë, ne e kemi vetëm një derë shtëpinë, perëndimin”, u shpreh Rama.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mini-shengeni ballkanik samiti i ohrit edi rama mini-shengeni ballkanik samiti i ohrit

Sondazh

Poll