Politike

Samiti/ Rama: Paqja, i vetmi proces që garanton qetësi me brezat pasardhës (VD)

10 Nëntor 2019, 11:55 Nga DOSJA
Samiti/ Rama: Paqja, i vetmi proces që garanton qetësi me brezat

MAQEDONI E VERIUT: Kryeminstri Edi Rama ka deklaruar se paqja është një proces i vështirë, por sipas tij është i vetmi proces që garanton qetësi mes atyre që vijnë që të mos trashëgojnë armiqësi.

Rama tha se tashmë ka ardhur koha që të njihen diplomat që ka 5 vite ku bien dakord vetëm nëpër dokumente.

Pse duhet të kalben produktet, siç kalben edhe me kufirin me Kosovën. Të mos më thotë kush në Kosovë që kalbja e produkteve është rezultat i dobët i punës. Një qytetar i BE mund futet dhe të punojë kudo. Ndërsa një qytetar rajoni jonë duhet të presë disa javë për të marrë vizën.Pse për njohjen e diplomave duhet të presin edhe 5-10 vite të tjera. U kam premtuar shqiptarëve të Preshevës që të përgatiten se diplomat e tyre do të njihen, po për ata kush mendon? Duke u përjashtuar? Unë besoj se paqja është e ndërlikuar, por ia vlen. Bashkëpunimi me “armiqtë”, i vështirë, por i rëndësishëm që ato që vijnë pas të mos trashëgojnë armiqësi. E di shumë mirë që çfarë do të vazhdojë, por asgjë nga këto nuk është as e papritur dhe as e pathënë më parë. E kam predikuar bashkëpunimin rajonal, që ditën e parë kur kam ardhur në pushtet. Sa më shumë mundësi të kenë njerëzit, aq më shumë potencial do të ketë për zgjidhjen e konflikteve. E konsideroj domosdoshmëri praninë e Kosovës në Durrës, kush mendon se pëlqyeshmëria që mund të marrë dot me patriotizmin e FB, gabon. Është mirë që të jemi së bashku, t’i ndajmë në tyre opinionet tona, se në fund cilësia e jetës varet nga mënyra se si nuk bie dakord, mënyra më e mirë është ajo që nuk cenon bashkëpunimin e përbashkët. S’mund të ketë një proces ku njëra palë fiton, tjetra humbet”, u shpreh Rama nga Ohri.

Sot në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mini shengen ballkanik samiti i ohrit edi rama mini shengen ballkanik samiti i ohrit

Sondazh

Poll