Politike

Jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut në Shkodër, kush pritet ta zëvendësojë (EMRI)

Sipas Duhanit ajo u largua nga posti për një detyrë tjetër por pa dhënë më tej detaje të tjera.

30 Janar 2024, 09:22 Nga r.ll
Jep dorëheqjen kryetarja e këshillit të qarkut në
marina duhani

SHKODËR- Marina Duhani ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe në vend të saj është emëruar Edmond Ndou, një emër në radhët e socialistëve.

Duhani ka dhënë dorëheqjen para se grupi i socialistëve t’i njoftonte se kishte mbledhur firmat për shkarkimin e saj. Sipas Duhanit ajo u largua nga posti për një detyrë tjetër por pa dhënë më tej detaje të tjera.

Ndërkohë mësohet se emri që do ta zëvendësojë është Edmond Ndou, drejtuesi i grupit të këshilltarëve të PS në këshillin bashkiak Shkodër. Ndou ka qënë më herët drejtues i Hipotekës në Shkodër, këshilltar i kryetarit të bashkisë, si dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e viteve 2017 dhe 2021.

 

 

 

marina duhani edmond ndou

Sondazh

Poll