Politike

Mediat italiane për marrëveshjen Rama-Meloni: Kushtetuesja dha dritën jeshile

Në mediat italiane u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe nga ana tjetër sipas tyre ky miratim u quajt "hapja e një drite jeshile" për marrëveshjen.

29 Janar 2024, 21:50 Nga h.k
Mediat italiane për marrëveshjen Rama-Meloni: Kushtetuesja dha
Foto ilustruese

ITALI-Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme mbi marrëveshjen me emigrantët, ku trupa e gjyqtarëve miratoi ratifikimin e marrëveshjes midis Italisë dhe Shqipërisë kanë reaguar dhe mediat italiane. Në mediat italiane u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe nga ana tjetër sipas tyre ky miratim u quajt "hapja e një drite jeshile" për marrëveshjen. Mediat më të njohura si Corriere Della Sera, La Republica, Sky, Unita etj kanë folur rreth vendimit të sotëm. 

Pakti i nënshkruar në nëntor ndërmjet qeverive të Italisë dhe Shqipërisë parashikon krijimin e dy qendrave për identifikimin dhe pritjen e emigrantëve të menaxhuar nga autoritetet italiane në tokën shqiptare, njëra pranë portit të Shëngjinit , në veri të vendit, dhe tjetra në brendësi, në Gjadër .

Brenda tyre mund të strehohen deri në 3000 emigrantë : atje do t'u duhet të presin vendimet nëse mund të shkelin ose jo në territorin italian ose, në të kundërt, të riatdhesohen me shpenzimet e Romës. Procedurat kufitare do të ndjekin një proces të përshpejtuar: brenda 30 ditëve migranti do të riatdhesohet ose do të sillet në Itali.

marreveshja rama-meloni

Sondazh

Poll