Politike

Rama ndan foto nga takimi me ministrin e Jashtëm të Turqisë: Mik i çmuar

Fidan mbërriti në Tiranë, dy ditë më parë në kuadër të turit të tij 4 ditor në disa nga e vendet e Ballkanit.

30 Janar 2024, 08:50 Nga r.ll
Rama ndan foto nga takimi me ministrin e Jashtëm të Turqisë: Mik
hakan fidan dhe edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për takimin e zhvilluar ditën e djeshme me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan. 

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë foto nga takimi në kryeministri me ministrin turk. 

POSTIMI I PLOTË: 

Kryeministria - Disa momente nga takimi si gjithnjë mbresëlënës me një mik të çmuar e tanimë të vjetër, një prej mendjeve më të mprehta që kam pasur privilegjin të njoh në arenën ndërkombëtare, ministri i jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan.

Fidan mbërriti në Tiranë, dy ditë më parë në kuadër të turit të tij 4 ditor në disa nga e vendet e Ballkanit. Para takimit me Ramën ai zhvilloi takim dhe më pas një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm, Igli Hasani. Të radhës në axhendën e ministrit turk janë Rumania dhe Bullgaria.

edi rama hakan fidan

Sondazh

Poll