Bota

"Albanofobi dhe skandaloze", Osmani: Televizionet kombëtare në Maqedoninë e Veriut bojkotuan figurën e Xhaferit

Osmani tha se televizionet në Maqedoninë e Veriut kanë treguar pamjet nga Parlamenti në procedurën e zgjedhjes, duke e prerë imazhin e Xhaferit dhe deklaratën e tij.

29 Janar 2024, 21:59 Nga M.B
"Albanofobi dhe skandaloze", Osmani: Televizionet kombëtare
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka thënë se televizionet kombëtare atje, ditën e diel kur u zgjodh kryeministri i parë shqiptar, e bojkotuan figurën e Talat Xhaferit. Osmani tha se televizionet në Maqedoninë e Veriut kanë treguar pamjet nga Parlamenti në procedurën e zgjedhjes, duke e prerë imazhin e Xhaferrit dhe deklaratën e tij.

Ai e qujti këtë si skandaloze dhe si pjesë e albanofobisë së përgjithshme.

“Të gjitha televizionet kombëtare në Maqedoninë e Veriut dje e kanë bojkotuar figurën e Talat Xhaferit. Kanë treguar pamjet nga Parlamenti në procedurën e zgjedhjes mirëpo duke e prerë fotografinë e Xhaferit dhe deklaratën e tij, kjo është skandaloze. Kjo është pjesë e albanofobisë të përgjithshme e cila është në rritje…”, u shpreh Osmani në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus.

 

talat xhaferri bujar osmani

Sondazh

Poll