Bota

Avokatët e Princ Harry-t: Ai dëshiron që çështja kundër Mirror të zgjidhet sa më shpejt

Në dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi se Harry kishte qenë viktimë e hakimit të telefonit dhe akteve të tjera të paligjshme nga gazetarët në tabloidet Daily Mirror, Sunday Mirror dhe Sunday People me dijeninë e redaktorëve të tyre.

29 Janar 2024, 18:49 Nga M.B

 

Avokatët e Princ Harry-t: Ai dëshiron që çështja
Princi Harry

LONDËR- Ekipi ligjor i Princ Harry-t tha sot se ai dëshiron që Gjykata e Lartë e Londrës të zgjidhë pjesën e mbetur të padisë së tij kundër gazetave britanike Mirror Group sa më shpejt që të jetë e mundur pas vendimit në favor të tij në fund të vitit të kaluar. Në dhjetor, Gjykata e Lartë vendosi se Harry kishte qenë viktimë e hakimit të telefonit dhe akteve të tjera të paligjshme nga gazetarët në tabloidet Daily Mirror, Sunday Mirror dhe Sunday People me dijeninë e redaktorëve të tyre. Gjykatësi Timothy Fancourt vendosi se rreth gjysma e tregimeve për Dukën e Sussex-it të shqyrtuara në gjykatë ishin rezultat i veprimeve të paligjshme.  Sidoqoftë, gjyqi mori në konsideratë vetëm 33 nga 147 artikuj që Harry argumenton se ishin marrë në mënyrë të paligjshme.

Avokati i Harry-t, David Sherborne, tha se udhëzimet për gjyqin duhet të bëhen sa më shpejt që të jetë e mundur. Pjesa më e madhe e seancës dëgjimore të së hënës u mor me argumente në lidhje me kostot ligjore për gjyqin shtatë-javor të vitit të kaluar, ku u dëgjuan prova nga Harry dhe tre të tjerë që u zgjodhën si raste testimi nga rreth 100 pretendues, raporton Reuters.

 

 

princi harry mirror

Sondazh

Poll