Bota

Maqedonia e Veriut me në krye një shqiptar, Osmani: E jashtëzakoshme, kemi qenë popull i përjashtuar

Bujar Osmani thotë se shqiptarët kanë qenë popull i përjashtuar e i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut, jashtë sistemit, jashtë shtetit, jashtë shkollave dhe jashtë universitetit.

29 Janar 2024, 21:21 Nga M.B
Maqedonia e Veriut me në krye një shqiptar, Osmani: E
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Vendosja e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në qverinë e Shkupit, për ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është një ngjarje e jashtëzakonshme. Osmani thotë se shqiptarët kanë qenë popull i përjashtuar e i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut, jashtë sistemit, jashtë shtetit, jashtë shkollave dhe jashtë universitetit.

Ai thotë se pas pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në këtë shekull, 28 janari është dita më të rëndësishme në rajon.

“E jashtëzakonshme, gjatë kohë e pritur, shumë emotive. Për shkak se ne kemi qenë popull i përjashtuar atje, i nënçmuar, i degraduar, jashtë sistemit, jashtë shtetit, jashtë shkollave, jashtë universitetit. Në vitin 2004 e kam pasur punësimin e parë si shqiptari i parë në institucion, 20 vite pas zgjidhet kryeministri shqiptar. Kjo është shumë me ngarkesë emocionale për njerëzit, në Maqedoni është festë, pas 17 shkurtit, në këtë shekull, 28 janari është dita më e rëndësishme kudo në rajon”, u shpreh Osmani në RTV Dukagjini në emisionin Debat Plus.

Osmani thekson se qëllimi final i tyre është barazia e njerëzve, por edhe barazia e bashkësive etnike, apo e komuniteteve.

“Të gjithë ishin skeptikë, askush nuk e besonte, mendonin se ishte truk elektoral, pastaj marrëveshja për formimin e Qeverisë, një prej pikave ishte edhe kryeministri i parë shqiptar. Edhe nëse ka pasur ekzaltime të tepruara që janë të natyrshme, nuk është punë e lehtë që të jesh kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, e të mos ekzaltohesh. Cdo familje është ndier zot në shtëpinë e vet”, shtoi Osmani.

talat xhaferri maqedonia e veriut

Sondazh

Poll