Bota

Drejtuar nga Talat Xhaferrit, nesër mbahet seanca e parë e qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut

Siç njofton zyra për shtyp e qeverisë, publiku do të njoftohet për konkluzionet dhe vendimet e seancës pas përfundimit të saj.

29 Janar 2024, 19:43 Nga M.B

 

Drejtuar nga Talat Xhaferrit, nesër mbahet seanca e parë e
Qeveria teknike

SHKUP- Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka caktuar seancën e parë të mbledhjes së qeverisë teknike e cila do të mbahet nesër (30 janar), ora 12:00. Siç njofton zyra për shtyp e qeverisë, publiku do të njoftohet për konkluzionet dhe vendimet e seancës pas përfundimit të saj.

Kujtojmë se Talat Xhaferi ka marrë sot detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, detyrë e cila iu dorëzua nga kryeministri në largim, Dimitar Kovaçevski. Pas takimit për marrjen e detyrës, Koveçevski dhe Xhaferi kanë mbajtur deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij, Xhaferi deklaroi se kushtetuta dhe ligji do të jenë baza, mbi të cilat do të mbështesë çdo vendim që do të marrë në qeveri. Si prioritet primar i qeverisë, ai tha se nën drejtimin e tij do të jetë mbajtja, avancimi i partneritetit strategjik të RMV-së me NATO, BE dhe SHBA.

 

maqedonia e veriut talat xhaferri

Sondazh

Poll