Sport

Një tjetër mesfushor shqiptar tek Legia e Varshavës!...

Mesfushori shqiptar ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit polak për të kryer testet mjekësore. Dhe më pas do të vijë firma mbi kontratë dhe zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i Legias.

29 Janar 2024, 19:56 Nga DOSJA

Një tjetër mesfushor shqiptar tek Legia e Varshavës!...

POLONI - Qëndrim Zyba do të jetë shqiptari i radhës te Legia e Varshavës, rekordmenët e futbollit polak me 15 tituj kampionë. Ekip ku luajnë edhe Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka.

Drejtuesit e Legias kanë arritur marrëveshjen me homologët e Ballkanit dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i transferimit të mesfushorit nga Theranda në Ekstraklasa. Kampionët e Kosovës do të përfitojnë rreth 400 mijë euro nga ky operacion.

Ndërkohë, sipas akordit mes palëve Ballkani do të mbajë edhe 20% të kartonit të Zybës, një ndër lojtarët më të mirë në kampionatin dardan në vitet e fundit. 22-vjeçari ka fituar dy tituj kampionë me skuadrës e Ilir Dajës.

Një tjetër mesfushor shqiptar tek Legia e Varshavës!...

Zyba, i cili debutoi me përfaqësuesen e Kosovës në muajin tetor në fitoren 0-3 përballë Andorrës, numëron 26 ndeshje europiane me Ballkanin.

Mesfushori shqiptar ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit polak për të kryer testet mjekësore. Dhe më pas do të vijë firma mbi kontratë dhe zyrtarizimi i tij si lojtari më i ri i Legias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll