Bota

Kundërshti për paketën e ndihmës nga BE për Kievin, ministri i Jashtëm hungarez takohet me homologun ukrainas

Bisedimet e Szijjarto, në qytetin perëndimor të Uzhhorodit, me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe shefin e kabinetit presidencial, Andriy Yermak, pasojnë javë të tëra të kundërshtimit hungarez ndaj BE-së që kërkon të ofrojë 50 miliardë euro ndihmë për Kievin.

29 Janar 2024, 16:43 Nga M.B
Kundërshti për paketën e ndihmës nga BE për Kievin,
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës Andriy Yermak takohen me ministrin hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Peter Szijjarto

UKRAINA- Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, mbërriti në Ukrainë për bisedime me zyrtarë të lartë të hënën, disa ditë përpara samitit të BE-së që do të kërkojë marrëveshje për një paketë ndihme financiare e që është penguar pikërisht nga Budapesti. Bisedimet e Szijjarto, në qytetin perëndimor të Uzhhorodit, me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe shefin e kabinetit presidencial, Andriy Yermak, pasojnë javë të tëra të kundërshtimit hungarez ndaj BE-së që kërkon të ofrojë 50 miliardë euro ndihmë për Kievin. Drejtori politik i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, tha më herët të hënën se Budapesti ishte i hapur për të përdorur buxhetin e BE-së për një paketë ndihme të propozuar, një ndryshim në qëndrimin e Budapestit.

"Një dialog i sinqertë dhe konstruktiv pritet të përmirësojë marrëdhëniet midis shteteve," tha zyra e presidentit ukrainas në kanalin e saj zyrtar në Telegram së bashku me një foto të Szijjarto, Kuleba-s dhe Yermak.

ukraina hungaria be

Sondazh

Poll