Politike

Banorët e Unazës së Re protestë para Gjykatës, Balliu thirrje qeverisë: Zgjidhni rrugën e dialogut, jo të dhunës (VD)

10 Nëntor 2019, 10:21 Nga DOSJA
Banorët e Unazës së Re protestë para Gjykatës, Balliu

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest shtëpie”, për një nga nga protestuesit e Unazës së Madhe, që u përplasën disa ditë më parë me punonjësit e IKMT-së, pasi këta të fundit ishin urdhëruar të çonin njoftime për prishjen e banesave në këtë zonë.

Në mbështetje të tyre ishte, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili bëri thirrje qeverisë të zgjedhë rrugën e dialogut.

Ai i kërkoi kryeminstrit Rama të dialogojë me banorët e ‘’Unazës së Re’’ (Astirit) për të zgjidhur çështjen e banesave të tyre, të cilat rrezikohen të shemben nga projekti i ‘’Unazës së Re’’.

“I bëj thirrje qeverisë se ky projekt është nën hetim. Por askush nuk është arrestuar. Qeveria vazhdon me dhunën ndaj qytetarëve, të cilët enden nëpër dyert e gjykatës.

 I kërkoj qeverisë të zgjedhë rrugën e dialogut, jo të dhunës”, u shpreh Balliu.

Pak ditë më parë banorët e kësaj zone kanë goditur me mjete të forta punonjësin Albert Bitraj, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe në duar. 50-vjeçari ndodhej në zonë duke u bërë thirrje banorëve të zonës së ‘’Unazës së Re’’ të lirojnë banesat deri ditën e hënë teksa do të nisë shembja e tyre, ashtu siç edhe është parashikuar në projektin urbanistik.

(a.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhunohet punonjesi i ikmt klevis balliu protesta e astirit dhunohet punonjesi i ikmt klevis balliu protesta e astirit

Sondazh

Poll