Politike

Samiti i Ohrit/ Reagon Rama pas takimit me Vuçiçin dhe Zaev

10 Nëntor 2019, 09:54 Nga DOSJA
Samiti i Ohrit/ Reagon Rama pas takimit me Vuçiçin dhe Zaev

Tiranë-  Ditën e sotme do të zhvillohet  në shtetin fqinj, samiti i Ohrit i cili ka mbledhur bashkë liderët e Ballkanit, kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Për këtë reaguar edhe kryeministri i vendit Edi Rama, i cili është shprehur se ka mbaruar sesioni i parë i mbledhjes.

“Sesioni i parë i Mbledhjes së Ohrit për përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve për 4 Liritë e Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit Perëndimor – Liria e Lëvizjes së Njerëzve; Mallrave; Shërbimeve; Kapitaleve”, shkruan Rama në Facebook.

Samiti i Ohrit është i dyti mes 3 liderëve, pas atij të Zagrebit pak javë më parë. Takimet për mini-shengenin zhvillohen për arritjen e një marrëveshjeve mës palëve për lëvizjen e lirë të njerëzve, prodhimeve dhe kapitaleve. Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje nga takimet dhe diskutimet mes palëve. Tre liderët janë kundërshtuar nga aktorë të tjerë, si Kosova e Mali i Zi për lënie jashtë nga mini-shengeni. Ndërkohë që SHBA e ka mbështetur këtë nismë. Zëra pozitiv kanë ardhur dhe nga BE, por kërkojnë integrimin e të gjithë rajonit në marrëveshje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama samiti i ohrit edi rama samiti i ohrit

Sondazh

Poll