Sport

Bernabeu ‘makthi’ i Real Madridit, fundi i sezonit apo një mundësi e artë me Ajaxin?

5 Mars 2019, 13:10 Nga DOSJA
Bernabeu ‘makthi’ i Real Madridit, fundi i sezonit apo një

Santiago Bernabeu duhet të jetë një burim force për Real Madridin, por rezultatet e fundit tregojnë një histori tjetër.

‘Los Blancos’ kanë pësuar 3 humbje të njëpasnjëshme përpara tifozerisë së tyre, një nga periudhat më të këqija në historinë e madrilenëve.

Brenda dy javësh, ata humbën tre pikët me Gironën në shtëpi, me Barcelonën në Kupën e Mbretit dhe La Liga, përsëri në shtëpi.

Madrilenët kanë fituar 2 nga 5 ndeshjet e zhvilluara në Bernabeu në Champions League, ku kanë shënuar 9 herë.

Ndër këto rezultate përmendim humbjen 3-1 me Juventusin sezonin e kaluar dhe barazimin 2-2 me Bayern Munich në gjysmëfinalen e vitit të kaluar.

Këtë sezon ata mundën Romën dhe Viktoria Plzen, por u turpëruan nga rusët e CSKA Moscow me atë humbje 3-0 në Bernabeu.

Kampionët e Europës u nxorrën jashtë nga Kupa e Mbretit nga Barcelona dhe efektivisht kanë dalë jashtë garës së kampionatit spanjoll pasi humbën ndeshjen e fundit përseri me Barcelonën për të derguar diferëncën e pikëve në 12.

 Tashmë ata janë në rrezik për t’u skualifikuar nga Ajax përsëri në shtëpinë e tyre, gje që do ishte një katastrofë për madrilenët.

Ekipi i Solarit futet në ndeshje me një avantazh në dorë por duke marrë parasysh lojën që Ajax bëri në Amsterdam dhe ndjesitë e fundit në Bernabeu, Real Madrid duhet të bëje çtë jetë e mundur qw rekordi i humbjeve tw mos shkojë në 4 ndeshje rradhazi.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league real madrid ajax santiago bernabeu champions league real madrid ajax santiago bernabeu

Sondazh

Poll

Sport 4 Mars 2019, 15:10

Modriç: ‘Na mungon Ronaldo’

Kroati Luka Modric ka pranuar se skuadrës madrilene i mungon prezenca e Cristiano Ronaldo-s.Ndryshe nga Benzema dhe Casemiro të cilët nuk kanë dashur të komento...