Bota

"Të kryhet patjetër kjo punë"/ Zbardhet dëshmia e Granit Plavës: Naimi më dha 30 mijë euro për të vrarë Liridonën

Biseda mes tyre ka ndodhur rreth një javë para se të kryhej vrasja në një pompë të derivateve në Gremnik të Klinës. Në tavolinë me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.

27 Janar 2024, 15:46 Nga r.ll
"Të kryhet patjetër kjo punë"/ Zbardhet dëshmia e
granit plava, liridona ademaj

KOSOVË- Naim Murseli ka thënë se ka qenë në dijeni se Granit Plava ishte personi që qëlloi me armë zjarri për të vrarë bashkëshorten e tij Liridona Ademajn, mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të shkuar.

Por, Murseli nuk e ka pohuar të ketë porositur vrasjen e saj, ndonëse e ka pranuar se është takuar me të dyshuarin për vrasje, Granit Plavën, në ditën kritike. Murseli e pranon se në ditën kritike është shoqëruar me Plavën. Thotë se atë ditë i ka dhënë Plavës paratë për blerjen e një arme. Teksa rrëfen momentin e vrasjes, ai thotë se ndonëse e ka ditur se vrasësi ishte Granit Plava, nuk e ka besuar në të vërtetë se Graniti do të marrë veprime fatale.

Nga ana tjetër, Granit Plava në dëshminë e tij ka thëne se Naim Murseli ishte ai që e ka porositur atë për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj. Në dëshminë e dhënë para hetuesve policorë më 1 dhjetor 2023, Plava ka deklaruar se Murseli ia ka ofruar 30 mijë euro për vrasjen e Ademajt. Biseda mes tyre ka ndodhur rreth një javë para se të kryhej vrasja në një pompë të derivateve në Gremnik të Klinës. Në tavolinë me ta ndodhej edhe Kushtrim Kokalla, i dyshuari tjetër për përfshirje në vrasjen e 30-vjeçares.

Paparaci e ka siguruar dëshminë e plotë të Plavës dhënë hetuesve policorë.

“Gjatë bisedës në prezencë të të treve, Naimi më ka thënë se do t’i marrësh 30,000.00 euro pasi ta vrasim këtë grua. Në këtë ditë është përmend edhe kallashi për ta ekzekutuar këtë grua, por nuk kam pranuar. Pak para se të largohem m’i ka dhënë dhe 400 euro, dhe Kushtrimit ia ka dhënë një shumë tjetër dhe jemi marrë vesh që të kryhet kjo punë”, ka thënë Plava. “Po ashtu, Naimi na ka thënë se ‘unë kam me shku në Shqipni dhe të kryhet kjo punë sa unë jam atje’”.

Plava ka dëshmuar se Murseli e ka telefonuar në ditën e vrasjes së Ademajt dhe i ka kërkuar që të kryhet kjo punë.

“Në ditën e vrasjes më ka thirrur në Whatsapp dhe më ka thënë se sot duhet të kryhet kjo punë, duke më thënë se ti e di se ‘kam pare unë, nëse ndodh diçka unë do të të nxjerr’. Më ka marrë me veturën e tij Range Rover rreth orës 12:00 ku kemi bërë gjiro tek Liqeni i Radoniqit. Aty është prishë goma e veturës dhe kemi shkuar në fshatin Novosellë e Epërme ku aty pronari i një vullkanizeri pasi e kemi rregulluar gomën, Naimi ka thënë se e mora këtë armë nga pronari i këtij vullkanizeri”, ka dëshmuar Plava.

Plava ka thënë se në momentin e vrasjes së Liridona Ademajt nuk i kishte vënë re fëmijët se ishin aty, ndërsa tha se në makinë ka qenë edhe Naim Murseli.

granit plava liridona ademaj naim murseli

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2024, 15:43 M.B

Scholz: Të luftohet antisemitizmi

Kancelari gjerman, Olaf Scholz. GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të mbrojn&eu...