Bota

"Ishte si një film horror"/ Ekzekutimi me gaz azot i Kenneth Eugene Smith, dëshmitarët: Trupi nisi t'i shtrembërohej

Skenat që u shpalosën në burgun Atmore tronditën dëshmitarët okularë.

27 Janar 2024, 11:19 Nga Xh.LL
"Ishte si një film horror"/ Ekzekutimi me gaz azot i Kenneth
Kenneth Eugene Smith

SHBA-Ekzekutimi i të dënuarit me vdekje Kenneth Eugene Smith ditën e djeshme me gazin azot ka ngjallur reagime dhe debate të forta, brenda dhe jashtë vendit. Skenat që u shpalosën në burgun Atmore tronditën dëshmitarët okularë, të cilët panë trupin e Smithit të përpëlitet dhe të rrahë për disa minuta përpara se të vdiste përfundimisht nga hipoksia.

Duke folur për New York Post, prifti Reverend Jeff Hood tregoi skenat e tmerrit, që prekën thellë të gjithë zyrtarët e burgut që morën pjesë në ekzekutim. Ai tha se mund të shihte tronditjen dhe habinë në fytyrat e tyre gjatë procesit 22-minutësh. 

“Atyre u ishte thënë se do të ishte e shpejtë, e lehtë dhe anonime... I gjithë procesi ishte thjesht i tmerrshëm. Është një skenë që nuk do ta harroj kurrë”, tha Reverend Hood.

Hood i shpjegoi gazetës se nga vendi ku u ul në dhomën e ekzekutimit, ai mund të shihte fytyrat e oficerëve të tmerruar. 

"Në këto kushte është e vështirë të dish saktësisht se çfarë po ndodh, por e di që pashë terrorin në fytyrat e njerëzve përballë meje. Kur filloi ekzekutimi dhe trupi i tij filloi të shtrembërohej, ndryshimi në shprehjen e zyrtarëve ishte i dukshëm. Ai dukej si një peshk i dalë nga uji, duke luftuar përsëri dhe përsëri. Me kalimin e minutave, tensioni në dhomë rritej, derisa më në fund u konfirmua se i dënuari me vdekje kishte ndërruar jetë," tha ai.

Kenneth Smith u shpall fajtor në vitin 1988 për vrasjen e Elizabeth Dorlin Sennett, 45 vjeç, për të cilën u pagua për të kryer nga bashkëshorti i viktimës, pastori Charles Sennett. Ai u ekzekutua ditën e djeshme duke përdorur gaz azot, një metodë që u përdor për herë të parë për dënimet me vdekje. 

kenneth eugene smith reverend jeff hood

Sondazh

Poll