Bota

Pretendimet se u përfshi në sulmin kundër Izraelit, SHBA-ja, Anglia dhe Australia ndërpresin fondet për agjensinë e OKB-së

 Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se Mbretëria e Bashkuar është e tmerruar nga pretendimet se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

27 Janar 2024, 14:29 Nga E.d

Pretendimet se u përfshi në sulmin kundër Izraelit, SHBA-ja,

GAZA- Mbretëria e Bashkuar, Australia, Italia dhe Kanadaja janë bërë vendet e fundit që kanë ndërprerë fondet për agjencinë e OKB-së për Palestinezët, UNRWA. Kjo vjen pasi agjencia njoftoi shkarkimin e disa prej stafit të saj mbi akuzat për përfshirje në sulmet e Hamasit të 7 tetorit. UNRWA thotë se ka urdhëruar një hetim mbi informacionin e dhënë nga Izraeli. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte i tmerruar nga ky lajm. Ministria e Jashtme tha në një deklaratë se Mbretëria e Bashkuar është e tmerruar nga pretendimet se stafi i UNRWA-s ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit kundër Izraelit.

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se po pezullonte fondet shtesë për agjencinë e OKB-së, duke thënë se ishte jashtëzakonisht i shqetësuar nga pretendimet për përfshirjen e stafit të OKB-së në sulme. BE tha gjithashtu se do të vlerësojë hapat e mëtejshëm bazuar në rezultatin e hetimit të plotë dhe gjithëpërfshirës. Ministrja e Jashtme australiane, Penny Wong, tha se vendi i saj do të angazhohet ngushtë me UNRWA në hetime dhe po konsultohej me partnerët e saj ndërkombëtarë. Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz tha se ai synonte të ndalonte operimin e UNRWA në Gaza pas luftës.Gjithashtu do të përpiqet të mbledhë mbështetje nga SHBA, BE dhe donatorë të tjerë të mëdhenj për agjencinë.

Ministri i Autoritetit Palestinez për Çështjet Civile, Hussein Al-Sheikh, tha se vendimi i disa vendeve për të ndërprerë mbështetjen për agjencinë jetike të OKB-së përfshin rreziqe të mëdha politike dhe humanitare të ndihmës. Al-Sheikh u kërkoi donatorëve perëndimorë që të kthejnë menjëherë vendimin e tyre. Në një postim në Telegram, zyra e shtypit e Hamasit tha se grupi i kërkoi OKB-së dhe organizatave ndërkombëtare të mos u nënshtrohen kërcënimeve dhe shantazheve nga Izraeli.

unrwa lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll