27 Janar 2024, 11:45
Nga I.A
Protesta
SERBI- Kundërshtarët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç u mblodhën të premten në mbrëmje jashtë ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese me kërkesën që zgjedhjet e muajit të kaluar të anulohen për shkak të parregullsive në shkallë të gjerë, që u raportuan nga vëzhgues lokal dhe ndërkombëtarë.
Grupi “Serbia kundër dhunës”, ka akuzuar qeverinë e presidentit Vuçiç për organizimin e një mashtrimi në votimet parlamentare dhe lokale të 17 dhjetorit, veçanërisht në Beograd, kryeqytetin serb. Presidenti Vuçiç i ka mohuar akuzat. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka shpallur Partinë Përparimtare Serbe të Vuçiçit fituese të zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë ankesat e opozitës. Gjykata Kushtetuese nuk ka vendosur ende për ankesat.
Politikani i opozitës Radomir Lazoviç tha se "kjo është një betejë e të gjithëve sepse të gjithë humbasin me këtë (keqpërdorim votash)”. Rreth 2,000 protestues parakaluan gjithashtu drejt selisë së transmetuesit publik të Serbisë RTS, të cilin ata e akuzojnë për qëndrime pro qeveritare.
Vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve raportuan raste të blerjes së votave dhe mbushjes së kutive të votimit dhe thanë se zgjedhjet serbe përgjithësisht u mbajtën në "kushte të padrejta". Partitë e opozitës dhe vëzhguesit e pavarur lokalë të zgjedhjeve kanë pohuar se votuesit u dërguan me autobus në Beograd për të hedhur votat për partinë në pushtet, pasi u regjistruan në adresa false.
Mijëra veta protestuan për ditë të tëra në fund të dhjetorit, duke akuzuar presidentin Vuçiç për vjedhje votash. Policia përdori gaz lotsjellës dhe arrestoi dhjetëra veta pasi protestuesit u përpoqën të hynin në bashkinë e Beogradit në një nga demonstratat.
Megjithëse presidenti Vuçiç thotë se dëshiron ta udhëheqë Serbinë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kritikët e akuzojnë udhëheqësin populist për imponimin e një autokracie duke marrë kontrollin mbi mediat kryesore dhe mbi të gjitha institucionet shtetërore. Serbia duhet të forcojë sundimin e ligjit dhe liritë demokratike për t’u bërë anëtare e bllokut 27-vendesh.
Marrë nga VOA
aleksandar vuçiç zgjedhjet ne serbi radomir lazoviç
Bota
27 Janar 2024, 11:19
Xh.LL
Kenneth Eugene Smith
SHBA-Ekzekutimi i të dënuarit me vdekje Kenneth Eugene Smith ditën e djeshme me gazin azot ka ngjallur reagime dhe deba...
Bota
27 Janar 2024, 10:34
Xh.LL
SHBA- Dy studentë u qëlluan per vdekje pasditen e së premtes ne Chicago, teksa po dilnin nga shkolla së bashku me shokët e tyre....
Bota
27 Janar 2024, 11:06
I.A
Ekspozita në Auschwitz-Birkenau
Në nëntor 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB -së (Rezoluta 60/7) shpall 27 janarin...
Bota
27 Janar 2024, 10:32
I.A
Sulmet
UKRAINË- Nëntëdhjetë e tetë beteja ushtarake janë zhvilluara mes trupave ukrainase dhe ushtrisë pushtuese ruse gj...
Bota
27 Janar 2024, 10:10
I.A
Tramvaji
POLONI- Prej dhjetë vjetësh në çdo 27 janar nëpër rrugët e Varshavës kalon një tramvaj bosh. A...
Bota
27 Janar 2024, 09:51
I.A
Kim-Putin
SHBA- Një grup dypartiak senatorësh amerikanë shprehën të premten shqetësimin për bashkëpunimin ushtarak ...
Bota
27 Janar 2024, 09:44
Xh.LL
Vince McMahon
SHBA-Kryetari ekzekutiv i TKO Vince McMahon ka dhënë dorëheqjen pas akuzave për trafikim seksual nga një ish-punonj&...
Bota
27 Janar 2024, 09:34
I.A
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, shprehu të shtunën shqetësim për rritjen e prirjeve të ekstrem...
Bota
27 Janar 2024, 09:05
Xh.LL
F-16
SHBA- Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 në...
Bota
27 Janar 2024, 08:55
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Një juri gjyqësore në Nju Jork vendosi që ish-Presidenti Donald Trump t’i paguajë 83.3 milionë do...