Bota

VIDEO/ Sulm me armë zjarri në SHBA, vriten dy studentë teksa po dilnin nga shkolla

Dy gjimnazistë, 16 dhe 17 vjeç, u plagosën për vdekje të premten nga persona të armatosur në Çikago të SHBA.

27 Janar 2024, 10:34 Nga Xh.LL
VIDEO/ Sulm me armë zjarri në SHBA, vriten dy studentë teksa po

SHBA- Dy studentë u qëlluan per vdekje pasditen e së premtes ne Chicago, teksa po dilnin nga shkolla së bashku me shokët e tyre. Motivet e sulmit janë ende te paqarta. 

Sipas NBC News, 17-vjeçari Monterio Williams dhe 16-vjeçari Robert Boston u shpallën të vdekur rreth 13:00 pas të shtënave pranë 18 N. Wabash Ave.

Sipas policisë së Chicagos, një grup personash të armatosur dolën nga automjetet me të shtëna , duke goditur Williams dhe Boston. Një dëshmitar në vendngjarje raportoi se kishte dëgjuar të shtëna të shumta.

Viktimat, të cilët policia tha se ishin 16 dhe 17 vjeç, fillimisht u transportuan në spitalet e zonës në gjendje kritike, por më vonë u shpallën të vdekur për shkak të plagëve të marra. Departamenti i policisë se Chicagos po vazhdon ende hetimet per të zbuluar shkaqet e sulmit.

monterio williams robert boston sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll