Aktualitet

U kap me lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë

Të riut me inicialet E.C, i ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" nga Gjykata e Shkallës së parë, për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike.

27 Janar 2024, 09:43 Nga Xh.LL

U kap me lëndë narkotike, arrestohet 22-vjeçari në

Tiranë- Një 22-vjecar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik të lëndëve narkotike. Të riut me inicialet E.C, i ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" nga Gjykata e Shkallës së parë, për trafikim dhe prodhim të lëndëve narkotike. Arrestimi i 22-vjeçarit është bërë në kuadër të megaoperacionit Tempulli.

Njoftim i policisë:

Vihet në pranga një 22-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, shkon në 72 numri i shtetasve të ndaluar. Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 kg kanabis, 5.3 kg kokainë, 170 gram heroinë dhe 11 peshore elektronike, 4 armë zjarri pistoleta dhe 1 armë zjarri automatik, 70 celularë, 11 automjete, 2 186 000 lekë, 11 610 euro, 630 paund.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli 2", bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Allias, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi E. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

megaoperacioni "tempulli 2"

Sondazh

Poll