26 Janar 2024, 21:50
Nga h.k
Foto ilustruese
LUSHNJE-Banorët e një lagjeje të fshatit Pirrë, Njësia Administrative Bubullimë në Lushnjë, ankohen se prishjet e mureve dhe rrethimeve të shtëpive të banorëve anash rrugës që po ndërtohet janë bërë në mënyrë selektive.
Sipas tyre duke iu referuar investigimt të Fiks Fare, në fillim u tha që rruga do jetë e gjerë 7 metra, kështu banorët firmosën që muret rrethuese të banesave të tyre të prishen, por në fakt disa u toleruan edhe pse drejt banesave të tyre rruga nuk ka gjerësinë sa te banesat e tjera.
Dhe është pikërisht shtëpia e kryeplakut dhe një punonjësi të ujësjellës kanalizimeve, rrethimet e të cilave nuk janë prekur. Njëri prej tyre tregon se i prishën muret, ndërsa ata që kanë lidhje politike nuk ju prishën.
“Ne nuk lejuam që të vazhdojë puna në rrugë për shkak të këtyre prishjeve selektive, tek shtëpitë tona u prishën tek ata që kanë lidhje politike nuk prishën” -thotë një banorë. Madje sipas tij njëra është shtëpia e kryeplakut dhe tjetra e një punonjësi në bashki.
Kryeplaku për gazetarët mohon të ketë ndikuar që të mos prishet rrethimi i banesës së tij, madje ai thotë se ka kërkuar të shoh projektin, por askush nuk e ka pritur.
Administratori i Njësisë Administrative Bubullimë,Artan Mina, tregon se rruga po bëhet nga Bashkia Lushnjë, nuk e di sa do jetë vlera e investimit, dhe punimet janë ndërprerë për shkak të disa problemeve teknike në rrugë, por do rinisi puna dhe do prishen edhe ato pjesë rrethimesh që nuk janë prishur.
Gazetarët e Fiksit nuk morën një përgjigje nga bashkia për prishjen selektive të rrethimeve të banesave dhe as një afat se kur do rifillojnë punimet.
ndertimi i bashkise
Aktualitet
26 Janar 2024, 19:46
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Anila Hoxha, gazetarja e kronikës ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arrestimin e 35-vjeçarit Jetnor...
Aktualitet
26 Janar 2024, 18:04
M.B
Foto ilustruese
ITALIA- Një shqiptar është arrestuar në Alessandria të Italisë, pasi prej disa kohësh ishte në...
Aktualitet
26 Janar 2024, 17:47
M.B
Foto ilustruese
POLONIA- Zyra e prokurorit në Poloni ka ngritur akuzën kundër 12 anëtarëve të një grupi trafiku droge t&...
Aktualitet
26 Janar 2024, 17:10
M.B
Foto ilustruese
SARANDA- Një 18-vjeçar me inicialet A. S., është arrestuar në Sarandë pasi i mori byzylykun e floririt, nj&...
Aktualitet
26 Janar 2024, 16:55
M.B
Foto Ilustruese
MAQEDONIA E VERIUT- Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar ditën e djeshme një operacion për goditjen e nj&eu...
Aktualitet
26 Janar 2024, 16:45
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Prokuroria e ka urdhëruar kontroll në banesat e disa drejtorëve të bashkisë së Tiranës mes ...
Aktualitet
26 Janar 2024, 16:11
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sipas Projektit të Organizatës Ndërkombëtare për Emigrantët e Zhdukur pjesë e Organiza...
Aktualitet
26 Janar 2024, 15:37
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Vetingu në polici, shkarkohet Theodhori Gravani...
Aktualitet
26 Janar 2024, 15:32
h.k
Foto ilustrues e
TIRANË-Avokati i Popullit ka reaguar ditën e sotme nisur nga rasti i shfrytëzimit të një të miture nga ...
Aktualitet
26 Janar 2024, 15:12
N.F
Foto ilustruese
DURRËS- Një 50-vjeçar ështe arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi u vetëdorëzua në pol...