Aktualitet

Renea zbarkon në Vlorë, kontrolle në disa zona

Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

26 Janar 2024, 22:23 Nga h.k
Renea zbarkon në Vlorë, kontrolle në disa zona
Foto ilustruese

VLORË-Forcat RENEA dhe FNSH kanë zbardhuar mbrëmjen e sotme në Vlorë për të kryer kontrolle në disa zona. Uniformat janë vendosur në pikat kyçe të qytetit duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze.

Në fokus të kontrolleve edhe automjetet me xhama të zinj. Drejtuesit e automjeteve nxirren nga mjeti dhe kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike.

renea

Sondazh

Poll