Aktualitet

Kërcënoi me thikë 19-vjeçarin dhe i vodhi byzylykun e floririt, arrestohet 18-vjeçari në Sarandë

Forcat Shqiponja bënë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit.

26 Janar 2024, 17:10 Nga M.B
Kërcënoi me thikë 19-vjeçarin dhe i vodhi byzylykun e
Foto ilustruese

SARANDA- Një 18-vjeçar me inicialet A. S., është arrestuar në Sarandë pasi i mori byzylykun e floririt, një 19-vjeçari, duke e kanosur me thikë. Pasi ka bërë këto veprime, 18-vjeçari është larguar. Mësohet se ishin forcat Shqiponja ato që bënë të mundur arrestimin e 18-vjeçarit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës thikë dhe 1 aparat celular.

"Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit A. S., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme" thuhet në njoftimin e policisë.

saranda vjedhje

Sondazh

Poll