Aktualitet

Drogë në avionë dhe kamionë, banda vihet para drejtësisë në Poloni, mes të akuzuarve edhe shqiptarë

Një nga të pandehurit është Marek A., me pseudonimin “Kaczy Proceder” dhe Krzysztof T., pseudonimi “Kris”, ndërsa hetimi në lidhje me bandën e drogës ka vijuar që nga qershori i vitit 2021.

26 Janar 2024, 17:47 Nga M.B
Drogë në avionë dhe kamionë, banda vihet para
Foto ilustruese

POLONIA- Zyra e prokurorit në Poloni ka ngritur akuzën kundër 12 anëtarëve të një grupi trafiku droge të cilët përdornin edhe aeroplanë dhe kamionë për transportin e lëndëve narkotike. Një nga të pandehurit është Marek A., me pseudonimin “Kaczy Proceder” dhe Krzysztof T., pseudonimi “Kris”, ndërsa hetimi në lidhje me bandën e drogës ka vijuar që nga qershori i vitit 2021. Në atë kohë, piloti dhe instruktori mbërritën në aeroportin Zielona Góra kur në aeroplanin e tyre u zbuluan një sasi e konsiderueshme marijuane me vlerë rreth 3.6 milionë PLN. Bëhet fjalë për një grup kontrabandonte drogë kryesisht nga Spanja dhe për marrësi që ishin në Poloni dhe në Gjermani. 

Hetuesit zbuluan se banda kishte organizuar plantacionin e saj të marijuanës në Spanjë dhe ata gjithashtu u përpoqën të blinin kokainë në Kili. Grupi drejtohej ndër të tjera nga Krzyszof T. alias “Kris”, Marek A. alias “Kaczy Proceder”. Të dy ishin aktivë edhe në një klub të njohur motoçikletash në Poznań. Në praktikë nuk u përfshinë vetëm polakët, por edhe spanjollë, shqiptarë dhe gjermanë. Për krime që lidhen me trafikun e drogës, ata përballen me 15 vjet burg.

polonia droga shqiptar

Sondazh

Poll