Aktualitet

Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vetëdorëzohet në polici 50-vjeçari në Durrës

50-vjeçari me inicialet G. K. ditën e djeshme plagosi me armë një 40-vjeçar prandaj ai më pas është vetëdorëzuar.

26 Janar 2024, 15:12 Nga N.F
Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vetëdorëzohet në
Foto ilustruese

DURRËS- Një 50-vjeçar ështe arrestuar ditën e sotme në Durrës pasi u vetëdorëzua në polici. 50-vjeçari me inicialet G. K. ditën e djeshme plagosi me armë një 40-vjeçar prandaj ai më pas është vetëdorëzuar.

Sipas njoftimit të policisë autori u vetëdorëzua pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij. Sa i përket të plagosurit ai është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Durrës/ Plagosi me armë zjarri 40-vjeçarin, vihet në pranga autori.Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës bënë arrestimin e shtetasit G. K., 50 vjeç, i cili më datë 25.01.2024, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Pas plagosjes, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja, por prej pamundësisë per t’u larguar, rrethimit të zonës dhe negociatave me familjarët, ky shtetas u vetëdorëzua.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

durres arrestim vetedorezim plagosje

Sondazh

Poll