Aktualitet

Gjendet e pajetë në ambientet e punës një 47-vjeçare në Shijak

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Vllazërim në Shijak.

26 Janar 2024, 14:27 Nga N.F
Gjendet e pajetë në ambientet e punës një 47-vjeçare
Foto ilustruese

DURRËS-Një 47-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në ambientet e vendit të punë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në fshatin Vllazërim në Shijak. Viktima me inicialet R. D. është shtë gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 47-vjeçarja ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Njoftimi i plotë:

Shijak/Informacion paraprak/ Më datë 26.01.2024, në fshatin Vllazërim, në ambientet e biznesit (pulari) ku punonte, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasja R. D., 47 vjeçe. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçarja e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

sh viktime pulari

Sondazh

Poll