Art&Argëtim

Filmi ku luan Bebe Rexha, në listën e 10 filmave më të shikuar në Netflix

Statistikat e Netflix tregojnë se filmi ka arritur të tërheqë mbi 4.4 milionë shikime në vetëm një javë, duke e bërë të qartë interesin e madh të shikuesve ndaj këtij zhanri.

25 Janar 2024, 12:45 Nga S.B
Filmi ku luan Bebe Rexha, në listën e 10 filmave më të
bebe rexha

SHBA-Filmi “Queenpins”, ku këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka një një rol kryesor në film, ka arritur të pozicionohet në mesin e 10 filmave më të shikuar në Netflix për vitin 2024 deri më tani.

“Queenpins” është xhiruar gjatë pandemisë së COVID19, me aktorët Kirby Howell-Baptiste, Paul Walter Hauser, Bebe Rexha dhe Vince Vaughn në historinë e dy grave fatkeqe që nisin një mashtrim me kuponë i cili zhvillohet në një operacion kriminal masiv. Pavarësisht një kasti të mirë aktorësh filmi ka fituar vetëm 1.2 milionë dollarë në një buxhet prej 6.7 milionë dollarësh.

Filmi ku luan Bebe Rexha, në listën e 10 filmave më të
lista e filmave

Filmi është i zhanrit krim-komedi i shkruar nga Kristen Bell. “Queenpins” renditet në vendin e shtatë në listën e filmave më të shikuar për më shumë se një javë nga platforma Netflix. Statistikat e Netflix tregojnë se filmi ka arritur të tërheqë mbi 4.4 milionë shikime në vetëm një javë, duke e bërë të qartë interesin e madh të shikuesve ndaj këtij zhanri të njohur siç është ai i krim-komedive.

bebe rexha queenpins filma

Sondazh

Poll