Art&Argëtim

Stilistët refuzojnë të dizenjojnë për Ashley Graham,lufta e supermodeles për diversitet në modë

Graham nuk flet shpesh për peshën e saj, por disa media si InStyle kanë pohuar se ajo është masa 14 tek veshjet (masa 44).

25 Janar 2024, 17:55 Nga S.B

 

Stilistët refuzojnë të dizenjojnë për Ashley
ashley graham

SHBA-Supermodelja 36-vjeçare ka krijuar një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në pasarelë, pavarësisht mbipeshës. Por ajo pranon se disa stilistë ende refuzojnë të punojnë me të për shkak të masës së saj. Graham nuk flet shpesh për peshën e saj, por disa media si InStyle kanë pohuar se ajo është masa 14 tek veshjet (masa 44). Graham e cila tani po modelon për linjën Good American të Khloe Kardashian – ka thënë se do të vazhdojë të luftojë derisa të ketë më shumë diversitet në industri.


Ka ende disa stilistë që më kanë thënë: “Më falni, nuk mundemi, thjesht nuk do të dizajnojmë diçka për një trup më të madh”, tha ajo për People. Nëna e tre fëmijëve tha gjithashtu se gjërat kanë ndryshuar "jashtëzakonisht në një farë mënyre", por ka pasur "një ndalesë" në disa të tjera.


“Dhe kjo është arsyeja pse nuk do të ndalem së foluri për trupin tim dhe veshjen e njerëzve me përmasa më të mëdha, sepse nuk është ende një normë”.

 

Stilistët refuzojnë të dizenjojnë për Ashley
ashley graham

 

Ashley është shfaqur në kopertinën e revistave më të shitura si Vogue, Glamour dhe Sports Illustrated gjatë karrierës së saj, por këmbënguli se 'shumë pak' ka ndryshuar në të vërtetë në industrinë e dizajnit në përgjithësi. Ajo akuzon stilistët se nuk ishin në gjendje të kuptonin se ka disa lloje të ndryshme trupash.


“Nëse shikoni pasarelat, nuk ka ndryshuar shumë. Nëse shikoni dizajnerët, disa prej tyre janë duke veshur lloje të ndryshme trupash, por kjo nuk është normë''-tha ajo.
Sipas Ashley ,Victoria's Secrets po përdor modele shumë të dobëta dhe elegante si Bella Hadid dhe Hailey Bieber edhe pasi pretenduan se do të ishin më gjithëpërfshirës.

Stilistët refuzojnë të dizenjojnë për Ashley
ashley graham

A është për shkak se ata nuk janë të aftë për të kuptuar se cili është vlerësimi i vërtetë i llojeve të ndryshme të trupave kur bëhet fjalë për celulitin ose barkun ? Une nuk e di.”

 

ashley graham mode vogue

Sondazh

Poll